Ku fshihet një prej objekteve fetarë më të shenjtë?

Ku fshihet një prej objekteve fetarë më të shenjtë?

“Vetëm ai që e ruan mund ta shohë,” thotë prifti i lartë. “Gjithë të tjerët janë të ndaluar të hedhin sytë, madje edhe t’i afrohen”. Në një kishëz në një fshat të vetmuar në Etiopi, mbi një ishull të arritshëm vetëm me varkë, jeton një njeri i shenjtë.

Ai ka një mission të thjeshtë, por të paçmuar në jetë: të mbrojë një nga objektet më të shenjta të besimit, Arkën e Besëlidhjes. Ai dhe pararendësit e tij e kanë kryer këtë shërbim, sipas besimtarëve, për 3,000 vjet.

Edhe nëse ju nuk jeni një nga 2.200,000,000 të krishterët e botës – por edhe nëse ju nuk besoni në ekzistencën e një fuqie madhore – historia e Arkës është e mbushur me intriga.

Merrni në konsideratë dimensionet e saj. Bazuar në përshkrimet në Librin e Eksodit, arka ka përmasa 171x79x79 centimetra. Mendohet të jetë e gjitha me flori. Hap kutinë, megjithatë, dhe thesare më të mëdhenj supozohet se të presin: tabelat e gurit në të cilat janë gdhendur 10 urdhëresat e Moisiut, shkopi i Aronit – një shkop të cilit i vishen cilësi mistike – dhe ruloni i Tevratit të parë (Tevrati është libri më i shenjtë i Judaizmit).

Raportimet Biblikë për Arkën e Besëlidhjes fillojnë gjatë qëndrimit 40 ditor të Moisiut në malin Sinai, kur, pasi mori udhëzime nga Zoti, ai i tregoi Bezalelit dhe Oholiabit sesi ta ndërtonin atë. Si e tillë, ajo adhurohej nga izraelitët, si trupëzimi fizik i Zotit në tokë. Libri i parë i mbretërve përshkruan sesi Arka mbahej në Tempullin e parë në Jeruzalem nga viti 970 deri në 930 p.e.s., deri sa u zhduk kur Babilonasit u dyndën në Vendin e shenjtë në vitin 586 p.e.s. Pikërisht këtu nis të shpaloset misteri i vërtetë. Ku shkoi Arka? Kush e mori? Dhe më saktë, ku është tani? Shumë teori lulëzojnë.

Gjatë një dokumentari televiziv të transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar, historiani britanik Tudor Parfit prezantoi prova për një kuti në formë Arke e fshehur në malet Dumghe nga fiset Lemba të Afrikës së Jugut dhe Zimbabvesë. Një numër autorësh pretendojnë se objekti i shenjtë ishte marrë në Europë, me Romën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën të caktuara si vendodhje.

Disa historianë madje besojnë se Vendi i shenjtë i Anubisit, i gjetur në varrin Tutankhamuns në vitin 1992, mund të ishte Arka në fakt – edhe pse dimensionet e saj ndryshojnë nga raportimet biblike.

Por është në qytezën e vogël Etiopiane të Askum-it, brenda Kishës të Zonjës Sonë Mari të Sionit, ku përqëndrohet shumë kurioziteti në këto momente. Kisha Ortodokse Etiopiane këmbëngul se një trashëgimi murgjish të virgjër ka ruajtur më pas Arkën prej tre mijëvjecarësh, pasi djali i Mbretëreshës Sheba Menelik e solli atë në Aksum.

Në vitin 2007, një gazetari nga Revista Smithsonian iu dha një mundësi e rrallë për të udhëtuar në këtë fshat malor sekret në veriun e vendit dhe të marrë në intervistë më të mëdhenjtë e fesë lokale.

Kur iu kërkua nëse Arka e Besëlidhjes i përputhet përshkrimit biblik, patriarku i Kishës Ortodokse Etiopiane, shenjtëria e tij Abuna Paulos, u përgjigj: “A mund ta besoni se edhe pse unë jam kreu i Kishës Etiopiane, jam i ndaluar që ta shoh atë? Ruajtësi i Arkës është i vetmi person në Tokë që e ka atë fat”. / bota.al