Rasti i të miturës kosovare qet në pah veprimet e paligjshme të policisë në Belgjikë

Kthimi i paligjshëm i kosovares nga Belgjika

“Ata thjeshtë i thanë ejani me ne. Dhe këtë nuk kanë të drejtë ta bëjnë, edhe për arsyen se ajo është minorene dhe nuk mund të ekzistoj ndonjë ndjekje për të”, ka shtuar avokati.

Kthimi i paligjshëm i kosovares nga Belgjika

Rasti i dëbimit të kosovares Diellzës 16-vjecare nga Belgjika është përdorur si argument që Policia e këtij vendi ka kryer bastisje dhe deportime të emigrantëve pa pasur një urdhër të tillë.

Gazeta “Der Morgen” në një hulumtim të saj ka gjetur se policia belge shumë shpesh ka bërë bastisje tek shtëpitë e qytetarëve që nuk janë banorë të Belgjikës, edhe pse kjo është e paligjshme.

Përpos kësaj, policia belge ka bërë edhe deportimin e shumë emigrantëve pa pasur një urdhër largim nga gjykata.

Avokati Maurice Mandelblad që ka drejtuar rastin e kosovares Diellza, mbiemri i së cilës nuk bëhet publike, ka thënë se në fund të gushtit, policia ka bërë një bastisje në shtëpinë e kosovares në Mechelen.

“Ata kanë bastisur dhe deportuar 16-vjeçare Diellza, edhe pse ajo ka jetuar gjatë tërë jetës në Belgjikë, por përkundër moshës së saj, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes janë kthyer në Kosovë”, shkruan gazeta.

“Policia ka hyrë në shtëpi pa ndonjë urdhër për ta bërë këtë”, ka thënë avokati Mandelblad.

“Ata thjeshtë i thanë ejani me ne. Dhe këtë nuk kanë të drejtë ta bëjnë, edhe për arsyen se ajo është minorene dhe nuk mund të ekzistoj ndonjë ndjekje për të”, ka shtuar avokati.

Gazeta ka gjetur edhe raste të tjera të emigrantëve që janë bastisur dhe kthyer në vendet e tyr pa origjine pa marrë ndonjë vendim në të cilën tregohet urdhri nga gjykata ose ndonjë institucion kompetent.