Kthimi i padëshirueshëm nga Gjermania i futbollistit kosovar

Kthimi i padëshirueshëm nga Gjermania i futbollistit kosovar

Kosovari Avdyl Haliti luan për klubin FC Kastrioti Stukenbrock, në Gjermani. Por ai gjatë kësaj jave do të depërtohet në Kosovë,  me dëshirën e tij. Pasi që ky shtet i refuzoi kërkesën por leje qëndrim më të gjatë, duke i kërkuar atij ta lë vendin vullnetarisht.

Pas shumë përpjekjeve të Halitit për të marrë një leje qëndrimi në Gjermani, shpresa e tij e vetme është futbolli, shkruan westfalen-blatt.de.

Ai luftoi gjatë për para se t`i vie kërkesa për depërtim.

“Së fundi, unë jam përpjekur për të zgjatur lejen e qëndrimit me ndihmën e avokatëve”, thotë Haliti.  “Por, nuk kishte asnjë mënyrë për t’ia dalë”.

Haliti nuk sheh të ardhme në vendlindjen e tij në Kosovë, familja e tij jeton në qytetin e Ferizajt, aty ku Haliti jetonte para se të ikte për në Gjermani.

“Për mua, atje është një botë kolapsi, sepse jeta ime fillon aty nga e para dhe unë nuk e di se si do ia bëjë me këtë”, thotë Haliti.

Për Halitin nuk është hera e parë që është depërtuar nga shteti i Gjermanisë për në Kosovë, ai kur ishte në moshën pesë vjeçare kishte shkuar në Gjermani, ndërsa në moshën 14 ishte kthyer.

Ai tani është 30 vjeç, ndërsa që nga mosha 21 vjeçare ai jeton në Gjermani dhe e quan atë si shtëpia e tij, ani pse i është dashur vullnetarisht për tu kthyer, për të parandaluar depërtimin e detyrueshëm.

Ai tashmë ka bërë kontakte me klubin e tij të vjetër, KF Ferizaj, i cili luan në ligën kryesore të Kosovës.

“Ata janë duke pritur për mua me mall”, thotë Haliti, i cili gjithashtu do të shikoj me mall nga Kosova në Gjermani.

“Ëndrra ime është që të mund të kthehem në Gjermani për të jetuar më gjatë”. /Insajderi.com