“Kthimi i komunave nga Lindja, Ushtria dhe integrimi euroatlantik – janë amanetet e LDK-së”

“Kthimi i komunave nga Lindja, Ushtria dhe integrimi euroatlantik – janë amanetet e LDK-së”

Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se amanetet e LDK-së janë, pos tjerash, kthimi i komunave në Kosovën Lindore në territorin e Kosovës, pastaj krijimi i ushtrisë e integrimet euroatlantike.

“LDK, si partia më e madhe politike sot, ka për obligim të kujdeset që proceset politike të Kosovës të ecin përpara”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

“Vota për demarkacionin me Malin e Zi, marrja datës për liberalizimin e vizave, integrimi i minoriteteve etnike në nivel komunal dhe të drejtat e tyre në pushtetin lokal e deri në asociacionin e komunave me shumicë serbe, dialogu për normalizim dhe rikthimi i komunave nga Lindja e Kosovës brenda kufirit të Kosovës, Ushtria e Kosovës në Forcë të Armatosur dhe integrimet euroatlantike, janë detyrë dhe amanet që LDK t’i shtyjë përpara për Kosovën”.

Haziri e ka përfunduar statusin duke shkruar “fuqia e ardhshme në Ballkan jemi ne”.