Kthehet nga Anglia, qëllon me kallashnikov nënën dhe babain

07.06.2018 19:30
Kthehet nga Anglia, qëllon me kallashnikov nënën dhe babain

I riu, emigrant në Angli prej shumë vitesh, ishte kthyer në Peshkopi pranë familjes mbrëmjen e djeshme. Familja e tij ka në pronësi hotelin “Sela”, që ndodhet në zonën e llixhave, pranë Peshkopisë. Pushuesit aty dhe banorët e zonës, pak pas orës 12:00 dëgjuan breshërinë e armës. Më pas, 26-vjeçari me armë në dorë ka dalë në derën e hotelit për t’u larguar, por aty rastësisht ka kaluar një automjet i forcave të policisë që ishte drejtuar për në poligonin e qitjes, shkruan një media shqipëtare, përcjell albinfo.ch.

Policët i kanë kërkuar që të ndalojë dhe i kanë marrë edhe armën me të cilën kreu vrasjen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të gjitha shenjat që vërtetojnë se Qemal Sela vrau në vend babanë e tij, Flamur Sela, 55 vjeç dhe nënën e tij, Zeqimete Sela, 50 vjeç.

Policia nuk jep detaje për shkaqet e kësaj vrasjeje, por ata që e njohin familjen dyshojnë se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për pronësinë e hotelit privat që administrohej nga babai dhe në të cilin punonte e gjithë familja, vëllai dhe motra e viktimës.

Kjo e fundit ka parë të gjithë ngjarjen dhe është dëshmitarja kryesore. Ajo është dërguar në spital në gjendje shoku psikologjik dhe pritet që të merret më vonë në pyetje.