Kryeziu: Nuk e lash Zvicrën, por nuk pata ftesë nga ekipi i parë

Kryeziu: Nuk e lash Zvicrën, por nuk pata ftesë nga ekipi i parë

Futbollisti i Kosovës, Hekuran Kryeziu ka thënë sot se mungesa e një ftese nga përfaqësuesja A e kombëtares zvicerane ka bërë që ai të mos luajë më për Zvicrën.

Në një intervistë në emisionin “2 me 1” të Radio Televizionit 21, mesfushori kosovar i cili më parë ka luajtur me grupmoshat e kombëtares së Zvicrës është pyetur rreth vendimit për të lënë Zvicrën për Kosovën.

Kryeziu deklaroi se Zvicrën nuk e ka lënë, por se nuk kishte ftesë nga kombëtarja A.

“Unë nuk e lash Zvicrën, por nuk pata ftesë nga kombëtarja A e Zvicrës dhe pastaj zgjodha Kosovën”, deklaroi Kryeziu. “Kam biseduar me trajnerin [e Kosovës], dhe pastaj vendosa të luajë për Kosovën, sepse është vendi i babait dhe nënës time”.

Hekuran Kryeziu është njëri nga futbollistët me më së shumti paraqitje për Kosovën, që prej pranimit të FFK-së në FIFA. Ai luan me FC Luzernin në Superligën e Zvicrës. /Insajderi.com