Gjatë një fjalimi në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, kryetari i kësaj partie Visar Ymeri ka kritikuar kandidatin për kryeministër të koalicioni" />

Kryetari i VV-së ia përmend Haradinajt ngatërrimin e figurave kombëtare me priftrinj

Kryetari i VV-së ia përmend Haradinajt ngatërrimin e figurave kombëtare me priftrinj

Gjatë një fjalimi në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, kryetari i kësaj partie Visar Ymeri ka kritikuar kandidatin për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, për ngatërrimin e figurave historike me ato fetare.

Haradinaj, në një takim me qytetarë në Ferizaj të hënën, deklaroi se i çmon “priftërinjtë shqiptarë si Faik Konica e Fan Stilian Noli.”

E për këtë foli Ymeri. Ai tha se kandidatët për kryeministër nga dy subjektet tjera politike, PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR, janë bërë qesharak.

“Këta politikanë me bateria do të lodhen shumë shpejt. Edhe tenderin për bateria e kanë vjedhur duke përfunduar me bateria me cilësi shumë të dobët dhe çmim të lartë”, tha Ymeri, dhe më pas kritikoi pushtetin, ku kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti bën premtime absurde mbi buxhetin, kurse Ramush Haradinaj ngatërron figurat historike kulturore me priftërinj. /Insajderi.com