Kryetari Visar Ymeri e “asiston” Kurtin nëpër takime zyrtare

Kryetari Visar Ymeri e “asiston” Kurtin nëpër takime zyrtare

Lëvizja Vetëvendosje në një kumtesë për media bën të ditur se kryetari Visar Ymeri dhe deputeti Albin Kurti, kanë pritur sot në takim ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi.

“Në këtë takim u diskutua për sfidat e zhvillimit ekonomik, të sundimit të ligjit në Kosovë, për raportet e Kosovës me fqinjtë, integrimet euro-atlantike të Kosovës, si dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës e Italisë”, thuhet në kumtesën e këtij subjekti.

Sipas kumtesës, pas këtij takimi të përzemërt e përmbajtësor të dy palët u pajtuan që ta vazhdojnë komunikimin dhe takimet e përbashkëta.

Ajo që bie në sy në fotografinë e bashkangjitur kumtesës, shihet se deputeti Albin Kurti ka zënë vendin kryesor sipas protokollit, përkrah ambasadorit, derisa kryetari Visar Ymeri shihet vetëm si “asisent” i Kurtit.