Kryetari i Prishtinës citohet në librin e Michael Bloomberg

07.08.2017 16:19
Kryetari i Prishtinës citohet në librin e Michael Bloomberg

Shpend Ahmeti citohet në librin e Micheal Bloomberg. Kryetari i Komunës së Prishtinës është përmendur në librin më të ri të publikuar nga ish-kryebashkiaku i New Yorkut në bashkëpunim me Carl Pope.

Ahmeti, në rrjetin social Twitter ka publikuar një fotografi të librit “Climate of Hope”(Klima e Shpresës) nga autorët Michael Bloomberg dhe Carl Pope, teksa ka njoftuar se është cituar nga Bloomberg në këtë libër.

“Pranova librin e ri të ish kryetarit të New York, Michael Bloomberg, Climate of Hope. Befasi e këndshme ishte që isha i cituar”, ka shkruar Ahmeti në Twitter, raporton Insajderi.

I pari i Prishtinës ishte takuar ish-kryebashkiakun e New Yorkut në vitin 2015, pasi të dy kishin marrë pjesë në një seminar të quajtur “Compact of Mayors”. Në këtë seminar kishin marrë pjesë një numër i madh i kryetarëve të kryeqyteteve të botës. /Insajderi.com