“Kryetari i Pejës nuk e pyeti asnjë qytetar për projektin Borea”

“Kryetari i Pejës nuk e pyeti asnjë qytetar për projektin Borea”

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Fatmir Gashi ka vazhduar ta akuzojë kryetarin aktual të kësaj komune Gazmend Muhaxhiri për dështimin në realizimin e qendrës së skijimit “Borea”.

Debati i nxehtë mes dy kandidatëve për kryetar komune mes Muhaxheri ka vazhduar derisa moderatori ka paralajmëruar se do të ndalen mikrofonat e të dy kandidatëve.

Gashi ka fajësuar Muhaxherin për dështimin e realizimit të projektit të qendrës së skijimit “Borea”

“Asnjë qytetarë nuk e ke vetë për “Borea” por ke vepruar ti e din si ke veprua”, ka thënë Gashi në RTK.

Gashi më tej ka folur për problemet e Pejës ku ndër të tjera ka premtuar se çështjen e kanalizimit dhe të ujit do ta rregullojë brenda mandatit një.

“Për katër vjet nuk ka me pas probleme të kanalizimit, brenda katër viteve do të rregullohet problemi  i kanalizimit dhe ai i ujit, kryetari ka premtuar më herët e do të rregullojë ujin edhe kanalizimin por nuk ka ndodhë. Kur të kryhet mandati im nuk do të mbetet asnjë pjesë me probleme të tilla”, ka thënë Gashi.