Kryetari i LDK-së paralajmëron rrëzimin e Qeverisë së Kosovës nga Istogu

Kryetari i LDK-së paralajmëron rrëzimin e Qeverisë së Kosovës nga Istogu

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka paralajmëruar rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, në një konferencë për shtyp pas fitores së kanidatit të partisë së tij në Komunën e Istogut, Haki Rugova.

Mustafa, ka thënë se kjo qeveri nuk e ka gjatë.

“Të gjitha vendimet nga kjo qeveri janë joligjore”, ka thënë Mustafa.

Pa ia përmendur emrin, ka thënë se pret koordinim me Vetëvendosjesn për mocion mosbesimi.

“Ne do të bisedojmë me grupin tjetër parlamentar dhe partitë tjera parlamentare dhe për mocionin ju njoftojmë me kohë. Ne nuk do ta lejojmë

kaq gjatë qeveri”, ka thënë Mustafa.

Në Istog, në garën për kryetar të komunës ka qenë kandidati i LDK-së, Haki Rugova dhe ai i AAK-së, Gani Dreshaj. Në vendin që konsiderohej bastion i LDK-së, kandidati Rugova ka fituar me vetëm 14 vota diferencë.

Dreshaj ka thënë se do të kërkojë rinumërim të votave.