Kryetari i LDK-së e lë të hapur mundësinë e koalicionit me VV-në

Kryetari i LDK-së e lë të hapur mundësinë e koalicionit me VV-në

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se partia të cilën ai e drejton, Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka mbyllur derën vetëm PDK-së për sa i përket krijimit të koalicioneve partiake.

“Ne nuk do të ulemi të bëjmë koalicion me PDK-në pas kësaj që ndodhi”, deklaroi sot Mustafa, derisa nuk i mbylli derën partive të tjera politike.

Kryetari i LDK-së, në një intervistë me Radio Televizionin 21, i pyetur për mundësinë e krijimit të një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Tash, disa gjana ne i kemi të fshehta, por nuk mund t’i qesim në publik të gjitha. Nuk po adresoj konktretisht, sepse nuk është koha që të vlerësojmë, sepse nuk dëshiroj që të kuptohet në opinion sot se ne jemi kundër për të gjitha partitë” , ka deklaruar Mustafa.

“Nuk e kisha shfrytëzuar këtë intervistë që të vë vija të kuqe për ndonjë parti”, ka thënë kryetari i LDK-së, njofton Insajderi.

Qeveria e udhëhequr nga Mustafa u rrëzua të mërkurën përmes një mocioni të mosbesimit në Kuvendin e Kosovws, të iniciuar nga Nisma për Kosovën. /Insajderi.com