Kryetari i komunës nga LDK emëron vëllanë e tij biznesmen, shofer personal

Kryetari i komunës nga LDK emëron vëllanë e tij biznesmen, shofer personal

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nuk e ka marrë mundin që të lodhet për ta gjetur shoferin e tij zyrtarë. Ai e emëroi vëllanë e tij në këtë post.

Kryetari po thotë se vendimi është i përkohshëm deri në kthimin e shoferit të deritanishëm të komunës.

“Është një zgjidhje e përkohshme që ka ardhur si rezultat i asaj që shoferi që e kam zgjedhur nga shoferët që janë në komunë, ka pasur një problem shëndetësore. Në bazë të udhëzimit administrativë të MAPL-së kryetari i komunës cakton stafin e tijtë ngushtë asistentin dhe shoferin”, ka thënë Tahiri.

Tahiri thotë se vëllai i tij është biznesmen në Durrës por ai është duke qëndruar në Kosovë për shkak se biznesi i tij është sezonal, raporton Klan Kosova. Tahiri thotë se vëllai i tij paguhet 280 euro për punën që po e bënë.

“Kryetari i komunës është 24 orë në shërbim të qytetarëve dhe vozitësi ka qasje edhe në familjen e kryetarit. ka qasje në jetën private vazhdimisht prandaj edhe duhet të jetë njeri i besueshëm”, ka thënë Tahiri./Insajderi.com