Kryetari i Drenasit tregon kur do të jetë gati shtatorja e Xhevë Lladrovcit

Kryetari i Drenasit tregon kur do të jetë gati shtatorja e Xhevë Lladrovcit

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci në një postim në Facebook ka shkruar se në Ditën ndërkombëtare të Fëmijëve, është ditëlindja e Heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi Lladrovci!

“Simbolikë e dhimbshme për të gjithë neve. Në shtator bëhen 20 vjet pa praninë fizike të Heroinës Xhevë”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka premtuar se në shtator do të përjetësohet në bronz shtatorja e Heroinës, në Sheshin e Drenasit që aq shumë e ka dashur!