Kryesia merr vendim për përjashtimin e pesë deputetëve të VV-së që hodhën gazin

Kryesia merr vendim për përjashtimin e pesë deputetëve të VV-së që hodhën gazin

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se kryesia e Kuvendit ka vendosur që të përjashtohen 5 deputetët e Levizjes Vetëvendosje që janë përfshirë në hedhjen e gazit lotsjellës.

Sot dy herë radhazi deputetët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës duke e penguar votimin e demarkacionit, Xhelal Sveqla, Fitore Pacolli, Salih Zyba, Liburn Aliu dhe Drita Millaku.