Kryeprokurori special viziton Prishtinën dhe Beogradin, nuk takon presidentin

“Në Prishtinë, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, Kryeprokurorin e Shtetit, zyrtarë të EULEX në Kosovë dhe të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Kryeprokurori special viziton Prishtinën dhe Beogradin, nuk takon presidentin

Prokurori i Specializuar, David Schwendiman, do të jetë në Prishtinë dhe në Beograd më datat 7-11 nëntor 2016.

“Schwendiman do të paraqitet si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të formuar tashmë, do ta nënvizojë zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij në mënyre të pavarur dhe energjetike, dhe do ta rikonfirmojë zotimin e tij, si dhe të bashkëfolësve të tij për këtë proces. Ai nuk do të diskutojë detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e hetimeve”, thuhet në komunikatë.

Por ai nuk do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi, por vetëm me zyrtarë qeveritar.

“Në Prishtinë,  Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, Kryeprokurorin e Shtetit, zyrtarë të EULEX në Kosovë dhe të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Në Beograd, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë,  Prokurorinë për Krime Lufte, dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.