Prokurori: Dëshmitarët e Gjykatës Speciale mund të jenë në rrezik për jetë

Prokurori: Dëshmitarët e Gjykatës Speciale mund të jenë në rrezik për jetë

Prokurori i specializuar David Schwendiman ka thënë sot se do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i mbrojtur dëshmitarët e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, të cilët, siç ka thënë ai, mund të “jenë në rrezik nga gjithçka, prej frikësimeve e deri tek vdekja”.

Ka pasur spekulime të shumta se kush mund të vihet në shënjestër nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të Kosovës, përfshirë atë nëse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, është në listë.

Prokurori David Schwendiman përsëri refuzoi të jepte nga ndonjë detaj. Por, Schwendiman pranoi se zyra e tij është e përgatitur ndaj rreziqeve potenciale me të cilat përballen dëshmitarët e mundshëm.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që t’u japim atyre [dëshmitarëve v.j] rehati dhe mbrojtje për të marrë pjesë në seanca”, tha Schwendiman.

Schwendiman ka thënë se “dëshmitarët mund të jenë në rrezik nga çdo gjë, prej vdekjes e deri tek frikësimi, ose nga ryshfeti ose forma të tjera të ndikimit dhe përpjekjeve për të korruptuar provat e tyre”.

“Askush nuk do të më frikësojë”, ka thënë prokurori i specializuar.

Schwendiman u zotua gjithashtu se ai nuk do të “ndikohet apo frikësohet” nga atmosfera e ngarkuar politikisht në Kosovë.

“Detyra ime është t’ përmbahem ligjit dhe t’i mbajë individët përgjegjës për sjelljet e tyre”, shtoi ai.

Gjykata Speciale e Kosovës, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e ngritur në Hagë në fund të vitit të kaluar, u krijua për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet që dyshoeht të jenë kryer nga anëtarët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në luftën e viteve 1998-1999. /Insajderi.com