Kryepeshkopi shpallet fajtor për fshehje të abuzimeve seksuale të fëmijëve

Kryepeshkopi shpallet fajtor për fshehje të abuzimeve seksuale të fëmijëve

Një gjykatë në Australi e ka shpallur fajtor kryepeshkopin katolik për fshehje të abuzimeve seksuale të fëmijëve në vitin 1970.

Philip Wilson kështu bëhet kryepeshkopi më i vjetër në botë që dënohet për një shkelje të tillë.

Gjykata ka gjetur se ai ka fshehur abuzimin e djemve të altarit nga një prift pedofil.

Përgjatë gjykimi ai ka mohuar se ka qenë në dijeni të abuzimit të viktimave, raporton BCC, përcjell KPress.

Përmes një reagimi të lëshuar nga kisha, Wilson shprehet se është “tejet i zhgënjyer” me vendimin e gjykatës, dhe se po konsideron mundësitë e tjera ligjore.