Kryepeshkopi italian që vizitoi QKUK-në ishte hetuar për korrupsion

Kryepeshkopi italian që vizitoi QKUK-në ishte hetuar për korrupsion

Me ftesë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryepeshkopi italian Vincenzo Paglias po qëndron në një vizitë në Kosovë. Paglia vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovë (QKUK) ku u interesua të ndihmonte fëmijët kosovarë që vuajnë nga kaceri dhe leukemia.

Por, e kaluara e Paglias është e lidhur me skandale. Arqipeshkvi italian ishte hetuar nga Prokuroria italiane në maj të vitit 2015 deri në shtator të po atij viti, pasi dyshohej të ketë qenë i përfshirë në një skandal korrupsioni, raporton Insajderi.

Siç shkruante gazeta britanike The Telegraph, Paglia ishte nën hetime nën pretendimet për mashtrim në lidhje me shitjen e një kështjelle të shekullit të 14-të në Umbria të Italisë, në skandalin që kishte goditur Kishën Katolike të Romës në maj të vitit 2015.

Arqipeshkvi Vincenzo Paglia ishte akuzuar për blereje të kështjellës në Italinë qendrore, për një çmim artificialisht të ulët me tentimin që ta shesë pastaj për vlerën e saj të vërtetë të tregut.

Ky mashtrim supozohej që do t’i sillte atij përfitim prej gati 4 millionë eurosh.

Kështjella San Girolamo, në qytetin e Narnit, ka qenë pronë e këshillit lokal para se ti shitej kishës. Zyrtarët e këshillit supozohet të kenë bashkëpunuar me arqipeshkvin , duke shitur kështjellën katër vite më parë për një çmimi për toke prej 1,76 milionë eurosh – rreth një e treta e vlerës së vërtetë të saj.

Arqipeshkvi Vincnezo Paglia, 71-vjeç, i cili është kryetar i Këshillit Papal të Vatikanit për Familje, supozohet të ketë përdorur ilegalisht fondet dioqeze për të blerë pronën.

Pas përfundimit të hetimeve në shtator të vitit 2015, prokuroria kishte deklaruar se nuk ka pasur shenja që Paglia të ketë qenë i përfshirë në atë skemë të dyshimtë korrupsioni.

E Presidenti kosovar, Hashim Thaçi ishte takuar edhe në Vatikan me Paglian, rreth një vit më parë. Thaçi ishte pritur nga Vincenzo Paglia më 16 mars të vitit 2016.

“Pata kënaqësinë që në emër të qytetarëve të Kosovës ta falënderoj për shenjtërimin e Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, më 4 shtator 2016”, ka shkruar Thaçi pas takimit në Vatikan me Paglian.

 

Në këtë takim nga Paglian, Thaçi kishte kërkuar përkrahjen e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, për vënien e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe emërimin e delegatit apostolik në Prishtinë.

Ndërkaq, sot Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka dhënë titullin Doctor Honoris Causa, arqipeshkvit italian për kontributin siç u tha sot në senat, për dhënie të kontributit të jashtëzakonshëm human dhe diplomatik për paqe e dashuri mes njerëzve.

Zyrtari i Kishës Katolike italiane vizitoi sot edhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përkatësisht Klinikën e Pediatrisë.

Ai shprehu interesimin e tij për të ndihmuar fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia e që momentalisht trajtohen në këtë klinikë. /Insajderi.com