Kryeparlamentari i Malit të Zi i tregon Kosovës “vendimin përfundimtar” për demarkacionin

Kryeparlamentari i Malit të Zi i tregon Kosovës “vendimin përfundimtar” për demarkacionin

Ivan Brajovic, Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, ka theksuar se çështja e demarkacionit tani është punë e brendshme e Kosovës.

Sipas tij, Mali i Zi e ka përfunduar temën e demarkacionit me votimin në parlament.

“Për ne çështja e demarkacionit është e mbyllur. Gjithçka që ka ndodhur në periudhën e kaluar në lidhje me këtë në Kosovë, e shohim si çështje të brendshme të këtij shteti” ka thënë Brajoviç.

Ndryshe, në takim është përmendur forcimi i bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të dy vendeve nëpërmjet trupave parlamentare dhe grupeve të miqësisë. /Insajderi.com