Kryeministrja e re e Britanisë e nisë egër me Rusinë

Kryeministrja e re e Britanisë e nisë egër me Rusinë

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë në një konferencë shtypi në Bratislavë se është e përgatitur të përdor armë bërthamore kundër Rusisë, raporton “Sputnik”.

Theresa May, ishte për një vizitë pune në Sllovaki. Ndërsa një pyetje e gazetarëve slloven për  Theresa May ishte: “A është e gatshme kryeministrja britanike t’i përdorë armët bërthamorë kundër Rusisë?”, transmeton lajmi.net.

“Në të vërtetë, javën e kaluar mbajtëm një votim vendimtar në parlament për vazhdimin e programit tonë bërthamor dhe u diskutua kjo çështje. Ndërsa, sa për pyetjen se a jam e përgatitur të përdori armë bërthamore kundër Rusisë. Përgjigja ime është “po”” , u përgjigj May.

Sipas programit “Trident”, programi më i shtrenjtë i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, parashikon ndërtimin e katër nëndetëse që do mund të bartnin mbushje bërthamore dhe  termobërthamor.