Kryeministrit po i flihet në seancën e demarkacionit

Kryeministrit po i flihet në seancën e demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte ankuar se puna e tij e re si kryeministër po i shkaktonte lodhje, madje ai thoshte se po hante vetëm bukë të ftoftë. Por këto ankesa nuk dihet nëse mund t’i ketë pasur edhe sot, por atij po i flihet shumë, raporton Insajderi.

Derisa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, po fliste në seancën e Kuvendit të Kosovës, dhe po kundërshtonte këtë marrëveshje, Haradianajt po i flihej.

Kryeministrit po i hapej goja nga përgjumja që e ka kapluar. Megjithatë Haradinaj në seancën e sotme është parë mjaftë i shqetësuar, teksa nuk dihet se cila mund të jetë arsyeja.

Haradinaj para se të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e demarkacionit është shprehur i sigurt se koalicioni qeverisës i ka 80 vota pro demarkacionit.

“Mos t’i kishim 80 vota nuk kishim ardhur hiç”, ka thënë Haradinaj para fillimit të seancës./Insajderi.com