Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëndjenë me familjarët e të ndjerit Astrit Dehari, miqtë e madje edhe me qytetarët të cilët po protestojnë sot për ndriçimin e rastit të vdekjes së tij.
Ka thënë se zotohet se Qeveria e tij do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet.
Kërkesat e familjes së Deharit, Haradinaj ka thënë se do të realizohen.
Kujtojmë se edhe dje, në një prononcim për Koha.net nga këshilltari i tij Halil Matoshi, ka thënë se ky rast do të zbardhet ndërkombëtarisht.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
EDHE UNË JAM ASTRITI
Bashkëndjejë me familjarë, miq, e kolegë të familjes Dehari e poashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë sot në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari.
Si Kryeministër, zotohem se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet. Çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet. Drejtësia për Astritin do të ndodhë!
RH
Sot nga ora 15:00 ka filluar marshi protestues “Drejtësi për Astritin”, nga Biblioteka Kombëtare deri tek sheshi Skënderbe.