Kryeministri turk thotë se do t’i hakmerren ashpër Holandës

Kryeministri turk thotë se do t’i hakmerren ashpër Holandës

Turqia do t’i hakmerret Holandës në mënyrën më të ashpër, e cila nuk e lejoi të futej në vend ministrin e Jashtëm turk, si dhe e parandaloi ministrin turk të Çështjeve Familjare që të mos futej në konsullatën turke në Roterdam.

Kështu ka thënë sot kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.

“Kemi protestuar kundër kësaj situate në mënyrën më të fuqishme. Autoriteteve holandeze i është përçuar mesazhi se do të ketë hakmarrje në mënyrat më të ashpra… Ne do t’i kundërpërgjigjemi kësaj sjellje të papranueshme”, ka thënë ai./Express/