Pasi iu ndanë paratë përmes ndryshimeve në rishikim të buxhetit të këtij viti i cili i miratua së voni në Kuvend, kryeministri u ka premtuar veteranëve se pagat do ti marrin qysh të premtën.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Ramush Haradinaj në Facebook.
“Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t’i marrin pensionet e parapara me ligj”, ka thënë ai.
Haradinaj u ka garantuar veteranëve se ligji për rishikim të buxhetit do t’i dërgohet presidentit qysh nesër.
“Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t’i dërgohet nesër Presidentit për dekretim. Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com