Kryeministri thotë se shëndetësia është prioritet i Qeverisë

Kryeministri thotë se shëndetësia është prioritet i Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës së Diabetologëve Evropianë, Dario Rahelic, i cili shoqërohej nga doktorët kosovarë Luan Gola dhe Bardhyl Gashi.

Duke iu referuar Ditës Ndërkombëtare kundër Diabetit e cila shënohet me 14 nëntor, gjatë takimit u bisedua për nevojën e bashkëpunimit më të gjerë në përballje me këtë sëmundje dhe për vetëdijesimin lidhur me të.

Zyra e Kryeministrit njofton përmes një komunikatë për media se me këtë rast, u fol edhe për Strategjinë Nacionale Kundër Diabetit dhe përkrahjen e Shoqatës së diabetologëve evropianë në këtë fushë.

Kryeministri Mustafa theksoi se shëndetësia mbetet prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Kosovës duke shprehur edhe përkrahjen për institucionet dhe punëtorët shëndetësor në vetëdijesimin dhe përballjen me diabetin, si dhe për të prekurit nga kjo sëmundje, thuhet në komunikatë.