Kryeministri thotë se “arsenali i rrezikshëm” i VV-së nuk i lëkund institucionet e shtetit

03.09.2016 18:40

Kreu i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, ka deklaruar se kërcënimet, presionet dhe ultimatumet nuk e frikësojnë shtetin e Kosovës, i cili sipas Mustafës, nuk po frikësohet dhe as luhatet.

Kryeministri thotë se “arsenali i rrezikshëm” i VV-së nuk i lëkund institucionet e shtetit

“As arsenali shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, sidomos të policëve tanë, që u zu dhe u prezantua para qytetarëve, nuk i lëkund institucionet e shtetit. Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti”, u shpreh Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Kryeministri tha se demarkacioni, Asociacioni i komunave serbe, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reformatimi dhe shume procese të tjera do të ndodhin në Kosovë.

Sipas tij, përgjegjësi para ligjit do të japin të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin.

“Do të punojmë në interes të Kosovës, të sovranitetit shtetëror dhe të fuqizimit ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri Isa Mustafa. /Insajderi.com