Kryeministri takon njeriun që u dënua për mashtrim të bankës

Kryeministri takon njeriun që u dënua për mashtrim të bankës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, erdhi në pushtet duke premtuar se nuk do të lejojë në poste zyrtare njerëz të dënuar apo të dyshuar për keqpërdorim të pozitës së tyre, por në javën e dytë si kryeministër, ka takuar drejtuesin e Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

Me 13 shkurt Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri ka dënuar me 18 muaj burg me kusht, kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

Shahini sipas gjykatës, është dënuar për mashtrimin e TEB Bankës.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve dënohet me 18 muaj burg me kusht

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Publike e Qarkut në Mitrovicë më 9 mars të vitit 2012 thotë se Shahini dhe dy vëllezërit e tij, Bashkimi e Skënderi, kanë mashtruar Bankën “TEB”. Kjo aktakuzë është ngritur pas kallëzimit penal të bërë nga “TEB Bank”.

Të tre së bashku akuzohen se kanë dëmtuar qëllimshëm “TEB Bank”-ën duke tjetersuar pasurinë e kompanisë së tyre “Besarti Company” që e kishin lënë peng për të marrë një kredi në vlerë prej 250 mijë eurove.

Mori kredi 250 mijë euro, tjetërsoi pronën në hipotekë

Në aktakuzë tregohet se më 9 mars të vitit 2010 tre vëllezërit Shahini firmosën me degën e “TEB Bank” s në Vushtrri një marrëveshje në vlerë prej 250 mijë eurosh që përfshinte lejimin e mbitërheqjes (over-draft) deri në 150 mijë euro dhe lëshimin e një letërgarancioni në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Agim e Skënder Shahini kanë qenë bashkë-kredimarrës, ndërsa kredimarrës ka qenë Bashkim Shahini.

Por Shahini akuzohet edhe nga një bankë tjetër, për mashtrim. Veçse shuma është dyfish më e madhe.

Shahini akuzohet edhe nga një bankë tjetër – mori 500 mijë euro nuk i ktheu kurrë

“Raiffeisen Bank”-a më 5 maj të vitit 2010 kishte dorëzuar në prokurorinë publike komunale në Mitrovicë një kallëzim penal kundër tij. Shahini dyshohet për veprën penale-mashtrim./Insajderi.com

Shahini: Normal që do të vazhdoj të jem kryetari i AKB-së