Kryeministri shqiptar takon Erdoganin

Kryeministri shqiptar takon Erdoganin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur sot në një takim në rezidencën presidenciale në Ankara Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Rama pritet që së bashku me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së urës Osman Gazi dhe në programin e iftarit, raporton AnadoluAgency.

Gjatë kësaj vizite do të diskutohet për marrëdhëniet shumëdimensionale bilaterale në të gjitha frontet mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. /Insajderi.com