Kryeministri shkon në Shipitullë t’i shikojë eskavatorët teksa nxjerrin thëngjill

Kryeministri shkon në Shipitullë t’i shikojë eskavatorët teksa nxjerrin thëngjill

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka përmbyllur ditën në të njëjtin vend sikur mbrëmë, në Shipitullë.

Pasi gjatë ditës ka arritur marrëveshje me banorët e fshatit Shipitullë ku KEK-u nxjerrë thëngjill , dhe kur puna ka nisur, Haradinaj është kthyer sërish në këtë fshat për të shikuar eskavatorët teksa nxjerrin thëngjill.

Lajmin e ka bërë të ditur, këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi, i cili në një postim në Facebook është mburrur me këtë veprim.

“Dora e shtetit”, ka shkruar ai.

Më pas ka treguar se ka filluar punën mihja në KEK dhe sesi eskavatorët kanë nxjerrë thëngjill.

DORA E SHTETIT!!Sot rifilloj punën mihja në KEK. Sot u pa dora e shtetit të Kosovës. Eskavatorët pas 14 muajsh…

Posted by Avni R. Arifi on Wednesday, 13 September 2017