Kryeministri shfrytëzon rastin në Nju Jork të takojë liderë botërorë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, pati rastin të takohet me personalitete të ndryshme shtetërore.

Kryeministri shfrytëzon rastin në Nju Jork të takojë liderë botërorë

Mustafa, në këtë “nder”, e ka përfshirë edhe takimin me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, të cilin e ka ‘matanë kodrës’.

“Gjatë qëndrimit në Nju Jork, dje mora pjesë në samitin “Partneriteti për Prosperitet Global” të Iniciativës Globale Clinton, e cila u hap nga Presidenti Bill Clinton. Pata nderin të takohem me Presidentin Clinton, ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, me Presidentin Nishani, Presidentin e Sri Lankës, Presidentin e Malavit dhe shumë personalitete të tjera të politikës, ekonomisë, filantropë dhe përfaqësues të shoqërisë civile”, ka shkruar kryeministri Mustafa në facebook./Insajderi.com