Kryeministri “shfleton” arkivin e KOSTT-it për Demarkacionin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në vazhdën e konsultimeve të gjithanshme për eliminimin e të gjitha dilemave të ngritura lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, prit sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Mustafë Hasani.

Kryeministri “shfleton” arkivin e KOSTT-it për Demarkacionin

Gjatë takimit, ndër të tjera, u pa edhe dokumentacioni i cili daton që nga viti 1977 lidhur me shtrirjen e largpërçuesve të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi dhe kufirin ndarës ndërmjet dy vendeve, sa i përket shtrirjes dhe menaxhimit të linjës së transmisionit.

“Ishte konstatim i përbashkët se dokumentacioni i cili ndodhet në arkivat e KOSTT-it do t’i kontribuojë sqarimit të plotë të procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, citohet të ketë thënë kryeministri./Insajderi.com