Kryeministri rikthehet në Facebook “për hir të qytetarëve”

Kryeministri rikthehet në Facebook “për hir të qytetarëve”

Kryeministri të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pas një pauze ku në dhjetor 2015 pati mbyllur llogarinë e tij në Facebook, i është rikthyer komunikimit përmes këtij rrjeti social.

Ai ka hapur llogarinë e tij në Facebook, me një status ku njofton opinionin se janë duke u bërë përgatitje për shënimin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

‘’Pas një pauze të shkurtër dhe kërkesave të shumta, iu riktheva komunikimit me ju përmes rrjetit social Facebook. Tani më jemi në fazën finale të përgatitjeve për shënimin e 8 vjetorit të Pavarësisë. Në prag të shënimit të kësaj date, jemi duke vazhduar intensivisht me agjendën ekonomike dhe me hapa të fortë drejt përgatitjes së bizneseve prodhuese për konkurrencën në tregjet Evropiane’’, shkuan Mustafa në Facebook, raporton Insajderi.

Ndërsa vendimi i mbylljes së llogarisë së kryeministrit Isa Mustafa është marrë pas postimit të një statusi në Facebook, të cilin kryeministri i Kosovës e përgënjeshtroi me një tjetër status të mëvonshëm, ku thotë se dikush tjetër e kish postuar.

Në status përmendje Ramush Haradinaj, me të cilin kryeministri i Kosovës është përplasur fort së fundmi me deklarata e kundërdeklarata mbi marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.