Kryeministri reagon për sulmin ndaj Parim Ollurit

Kryeministri reagon për sulmin ndaj Parim Ollurit

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm ndaj drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Mustafa ka thënë se sulme të tilla janë shumë shqetësuese dhe të papranueshme, t cilat duhet të dënohen.

“Është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj Kryeredaktorit të Insajderit, Parim Olluri. Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme”, ka shkruar Mustafa.

“Besoj shumë në efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunës”, ka përfunduar ai./Insajderi.com