Kryeministri Rama tentohet të goditet me vezë në seancë plenare

Kryeministri Rama tentohet të goditet me vezë në seancë plenare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë mbajtjes së seancës së sotme parlamentare është tentuar të goditet 3 herë me vezë nga deputetët e opozitës.

Oozitarët, pasi kanë tentuar të afrohen në foltoren e parlamentit, janë ndaluar nga punëtorët e sigurisë, raporton Insajderi.

Gjatë këtyre momenteve, është tentuar që të goditet me vezë kryeministri, i cili ndodhej i ulur në karrigen e tij, pranë ministrave. Njëra nga vezët në drejtim të Ramës, ka goditur Ministren e Shtetit, Ermonela Felaj, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Në momentin kur Kryeministri Rama ka tentuar të largohej, është tentuar të goditet sërish në drejtim të tij, ndërkohë një punonjës i sigurisë së ka hapur një çadër në mbrojtje të tij./Insajderi.com