Kryeministri që parashikon “vdekjen e BE” – ka një arsye

Kryeministri që parashikon “vdekjen e BE” – ka një arsye

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e ka “sulmuar” sot Bashkimin Evropian në një takim prapa dyerve të mbyllura të liderëve të Evropës lindore në Budapest, duke thënë se BE-ja do të shuhet dhe do të vdes nëse nuk i ndryshon politikat e saj ndaj Izraelit, shkruan The Guardian.

“Mendimi im është se Evropa duhet të vendosë nëse dëshiron të jetojë dhe lulëzojë apo të zhduket. Unë personalisht nuk jam korrekt politikisht, edhe pse e di që kjo gjë do të ju tronditë disa prej juve,” ka thënë Netanyahu.

Ai u ankua se BE-ja është organizata e vetme e shteteve në botë që i kushtëzon marrëdhëniet e saj me Izraelin.

“Bashkimi Evropian është shoqata e vetme e shteteve në botë që e kushtëzon marrëdhëniet me Izraelin, e cila prodhon teknologji në çdo fushë, në kushte politike. E vetmja! Askush tjetër s’e bën,” ka shtuar ai.