Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit pë" />

Kryeministri takon familjen e Astrit Deharit, zotohet për veprime konkrete

Kryeministri takon familjen e Astrit Deharit, zotohet për veprime konkrete

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate, Haradinaj ka biseduar me prindërit e vëllezërve Dehari për veprimet që do të ndërmerren, për zbradhjen e dy vdekjeve të dyshimta të Astrit dhe Arbnor Deharit.

Në këtë takim kryeministri Haradinaj me prindërit e vëllezërve Dehari, bashkëbisedoi për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit.

“Zotimet e kryeministrit Haradinaj për ndriçimin e rastit, pas një kohe të shkurtër do të zëvendësohen me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari”, njofton Zyra e Kryeministrit. /Insajderi.com