Kryeministri premton ndërtimin e Pallatit të Operës dhe Baletit

Kryeministri premton ndërtimin e Pallatit të Operës dhe Baletit

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim violinistin shqiptar me famë botërore, Shkëlzen Dolin.

Haradinaj i ka thënë Dolit se artistët e kanë mbështetjen e Qeverisë dhe ka theksuar se sa më shpejt që të krijohen mundësitë do të nisë ndërtimi i Pallatit të Operës dhe Baletit, përcjellë Klan Kosova.

“Është kënaqësi e veçantë të takosh artistët kulmorë, të cilët vendin tonë e ngrisin në majat e artit botëror! Prita në takim violinistin më famë botërore, anëtarin e Filharmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli, i cili ka shkëlqyer në koncertet kudo që është paraqitur”, ka shtuar ai.

“Me artistin Doli biseduam për proceset që po i kalon Kosova drejt afirmimit të plotë të subjektivitetit ndërkombëtar”, ka thënë ai.

“U zotova se artistët do të gjejnë kurdoherë mbështetje tek Qeveria e Kosovës dhe në këtë kontekst, sa më shpejt që na lejojnë rrethanat financiare, do të nisim ndërtimin e Pallatit të Operas dhe Baletit”, ka thënë Haradinaj në Facebook.