Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se për nder festave të fundvitit ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, për të g" />

Kryeministri pardje e mori vendimin, sot i del paga me rritje

Kryeministri pardje e mori vendimin, sot i del paga me rritje

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se për nder festave të fundvitit ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

“Duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë dhe për nder të festave të fundvitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat në vitin 2018.

Ndryshe Qeveria e Kosovës ka marrë dje vendim për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë shtetërorë, kurse vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që paga e tij të dyfishohet. Pasi vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, i bie që kryeministri dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë të marrin pagën me rritje.