Kryeministri ngushëllon aktorin Çun Lajçi për humbjen e vajzës

20.11.2017 17:33
Kryeministri ngushëllon aktorin Çun Lajçi për humbjen e vajzës

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i prekur thellë nga humbja e jetës së Bubulina Lajçit, vajzës së aktorit Çun Lajçit.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Bubulinës për vdekjen e saj në moshë të re.

“Jam i prekur thellë nga humbja e një jete të re. Bubulina Çun Lajçi braktisi ëndërrat e jetës, prindërit dhe miqtë e saj”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

“Ishte fëmijë artistësh dhe vet aktore, nga e cila pritej shumë, por ajo e mbylli ciklin e jetës para kohe”, thuhet në ngushëllimin e Haradinajt.

Aktori Çun Lajçi është përkrahës i madh i kryeministrit Ramush Haradinaj. /Insajderi.com