Kryeministri i ndan 3 mijë euro të pagës për qytetarin e sëmurë

Kryeministri i ndan 3 mijë euro të pagës për qytetarin e sëmurë

Pagën me rritje për të cilën u kritikua pa fund, Kryeministri Ramush Haradinaj ia ndau një të sëmuri që po kërkon ndihmë për shërim.

Qytetatari Avni Hyseni nga Peja ka vizituar sot kryeministrin dhe pas takimit ka thënë se pagën e një muaji, Haradinaj e ka ndarë për shërimin e vëllait të tij, Adnanit.

Vëllai i Adnan Hyseni, Avniu, ka mbajtur një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajlin.

“Në takimin që pata me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Shëndetsisë Uran Ismajli i njoftova për gjendjen jo të mirë të vëllait Adnanit dhe nevojën urgjente për mjekim në Gjermani ku edhe është i shtrirë në spital atje si dhe nevojën e domosdoshme për mbështetje (shumën 70.000€)”, ka thënë Hyseni.

Avni Hyseni ka treguar se Kryeministri Haradinaj ia ka dhuruar 3 mijë euro nga paga e tij për shërimin e Adnanit.

“Kryeministrit Haradinaj më dhurojë 3.000 € (nga paga e tij) dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për mbështetje në rast nevoje”

Në fund të vitit të kaluar, Haradinaj i ka rrit vetës pagën 100 për qind. Vendim për rritje pagash pati për tërë kabinetin qeveritar. Nga rreth 1500 euro sa paguhej Kryeministri, tani ai merr 2950 euro.

Gjithë kjo nuk u prit aspak mirë në opinion, që kritikuan kreun e AAK-së për këtë veprim. Ndërkohe, ai vetë arsyetoi pagën siç tha me punën që bënë. /Insajderi.com