Kryeministri Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e Rexhepit

Kryeministri Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e Rexhepit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Rexhepi, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

“Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe veprimtarit të dalluar Bajram Rexhepi. Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju dhe për tërë Kosovën”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Kryeministri në largim Mustafa është shprehur se “Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare”.

“Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, si dhe si kryetar i Mitrovicës, duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës”, thuhet në telegramin e Mustafës.

Ai ka shprehur ngushëllime në emër të tij dhe qeverisë së Kosovës. /Insajderi.com