Kryeministri Mustafa merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Kryeministri Mustafa merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, ka njoftuar LDK-ja.

“Kryeministri dhe delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës është paraparë të vijojë një agjendë të ngjeshur të takimeve, të cilat i shërbejnë sensibilizimit të opinionit vendimmarrës dhe evropian në lidhje me synimet e Republikës së Kosovës për integrim në institucionet ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjes në agjendën zhvillimore evropiane”, thuhet në njoftim.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa në këtë Kongres do të paraqitet me një fjalë rasti.

EPP është grupi më i madh parlamentar në kuadër të Parlamentit të Bashkimit Evropian, institucion i cili përkrah fuqishëm perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.

Kongresi i Partive Popullore Evropiane do të mbahet në Maltë, më 29 dhe 30 mars./Insajderi.com