Kryeministri Mustafa merr kartolinën e Vitit të Ri nga Obama

Kryeministri Mustafa merr kartolinën e Vitit të Ri nga Obama

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka pranuar një urim nga presidenti në largim, Barack Obama, për Vitin e Ri 2017.

“Përmes një kartoline të bukur, pranova urimet për Vitin e Ri 2017 nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Familja Obama”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan.

“Presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan”, ka vijuar postimin e tij kryeministri Mustafa.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë ndjenja të veçanta miqësie dhe përkushtim maksimal për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar postimin e tij në Facebook, Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa u pat takuar me familjen Obama në shtator të vitit të kaluar./Insajderi.com