Kryeministri merr për të tretën herë fjalën për t’i lutur deputetët

Kryeministri merr për të tretën herë fjalën për t’i lutur deputetët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr fjalën sot tri herë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, për të diskutuar për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Tri herë kryeministri Haradinaj ka lutur deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët janë kundër demarkacionit me Malin e Zi që ta votojnë atë.

Mirëpo në sallë nuk janë as gjysma e deputetëve, që t’i dëgjojnë lutjet e kryeministrit për marrëveshjen e demarkacionit.

Për t’i bindur deputetët kryeministri Haradinaj përdori edhe burgun e Hagës që t’i bindë deputetët.

Në njërin prej fjalimeve të tij ai tha se “unë e kam provuar qysh është të rrëzohesh dhe të ngrihesh përsëri”.

“Kanë mu rrëzu e mu qu plotë edhe unë jam me ju këtu jemi për mu rrëzu edhe për mu qu në politikë, bile po ju tregoj ka do jonë rrëzu e janë shku në shpi, unë e kom përjetua mu rrëzu e me shku në Hagë dhe nuk besoj se nuk ka ma kiamet se qajo për këto tjerat nuk i bëj dert hiq” , ka thënë kryeministri Haradianj në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Ai po ashtu kishte folur edhe para fillimit të seancës kishte thënë se i ka sigurt 80 votat e mjaftueshme për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“Nuk do të kishim ardh në seancë po mos t’i kishim 80 votat e nevojshme”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com