Kryeministri malazez nesër vjen në Kosovë – Limaj e pret në aeroport

Kryeministri malazez nesër vjen në Kosovë – Limaj e pret në aeroport

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, nesër do të arrijë në Kosovë.

Markoviq javen e kaluar dështoi ta realizojë këtë vizitë për shkak të kushteve jo të përshtatshme meteorologjike.

I pari që do ta pres Markoviqin është kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, i cili së fundmi nisi një iniciativë që t’i gjendet një zgjidhje çështjes mes dy kufijve.

Sipas agjendës së vizitës së Markoviq, ai dhe delegacioni i tij do të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”  në ora 16:00.

“Pritje protokollare nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi”, thuhet në njoftim.

Më pas ai do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.