Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është njëra nga shtetet prijëse sa i përket zhvillimit eko" />

Kryeministri lavdëron punën e qeverisë në sektorin e ekonomisë

Kryeministri lavdëron punën e qeverisë në sektorin e ekonomisë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është njëra nga shtetet prijëse sa i përket zhvillimit ekonomik në rajon.

Mustafa mori pjesë në Konferencën Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat në Mitrovicë, ku ka prezantuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe ka bashkëbiseduar me bizneset lidhur me veprimet konkrete në këtë rrugë.

“Kemi vlerësime shumë të larta të FMN-së se Kosova është bërë prijëse në rajon sa i përket stabilitetit makroekonomik, stabilitetit buxhetor, stabilitetit fiskal dhe stabilitetit financiar përfshi edhe sektorin bankar, sepse kemi një sektor bankar që është shumë i shëndoshë dhe i qëndrueshëm, i cili në vijimësi po ul normat e interesit dhe po përmirëson kushtet e kreditimit”, tha kryeministri, duke përmendur edhe vlerësimet nga forumet botërore që Kosova mori për ambientin e të bërit biznes dhe lirinë e bizneseve.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të bizneseve të rajonit të Mitrovicës, ministrat Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve, KIESA, të Doganave, të Administratës Tatimore dhe të pranishëm të tjerë.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e agjendës së zhvillimit ekonomik, duke theksuar synimet themelore të Qeverisë për krijimin e kushteve të volitshme për sektorin privat dhe punësim. /Insajderi.com