Presidenti Hashim Thaçi i cili është duke qëndruar në Kanada nuk do të takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Thaçi, do të bëjë një paraqitje publike të mërkurën në një forum jo të zakonshëm për një kryetar shteti.
Ajo do të jetë një seancë informuese me Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Posaçme, shkruan gazeta kanadeze “ipolitics”.
Këtë e ka thënë sekretari për media nga zyra e tij, Cameron Ahmad, që ka pohuar se Thaçi do të ketë takim me ministrin e Çështjeve Globale, Chrustia Freeland.
Në njoftimin nga komiteti thuhet se Thaçi do të përgjigjet në pyetjet për ngritjen e Kosovës nga kaosi dhe korrupsioni si dhe lufta e përgjakshme që ndodhi dy dekada më parë.