Kryeministri japonez nuk e përfilli kërkesën e Obamës

Kryeministri japonez nuk e përfilli kërkesën e Obamës

Mediat e Japonisë kanë raportuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, që të mos e vizitoj Rusinë, në maj të këtij viti, për bisedime me presidentin, Vladimir Putin.

Obama ka kërkuar nga Abe që ta anuloj udhëtimin e tij, pasi është në kundërshtim me politikën e Shteteve të Bashkuara për izolimin e Moskës, lidhur me agresionin në Ukrainë, kanë raportuar sot agjencitë e lajmeve, Kyodo dhe Jiji.

Por, Shinzo Abe ka refuzuar ta anuloj vizitën gjatë një bisede telefonike me presidentin Obama, më 9 shkurt , dhe me gjasë ai në muajin maj, do të udhëtoj në Rusi për tu takuar me Vladimir Putinin.

Ministria e jashtme e Japonisë nuk ka zbuluar se për çka kanë biseduar Abe dhe Obama, por ka thënë se pjesa më e madhe e bisedës telefonike ishte përgjigjja e mundshme lidhur me lansimin e raketës nga Koreja Veriore./REL