Kryeministri izraelit nën akuzë për mashtrim e ryshfet

Kryeministri izraelit nën akuzë për mashtrim e ryshfet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është i dyshuar në dy hetime për mashtrim, shkelje besimi dhe ryfshet.

Policia izraelite zyrtarizoi hetimin e kryeministrit të vendit përmes dokumenteve të dorëzuara në Gjykatë nga detektivët. Këta të fundit i kërkuan Gjykatës që të urdhërojë ndalimin e raportimeve për negociatat me ish-shefin e stafti të Netanjahut Ari Harow, i cili do të bëhet dëshmitar për shtetin.

Konfirmimi i seriozitetit të akuzave ndaj Netanjahut, vjen në të njëjtën ditë kur gruaja e tij Sara u mor në pyetje sërish nga policia në lidhje me një çështje tjetër që ta të bëjë me shpenzimet shtëpiake të kryeministrit.

Prej kohësh dihej që Netanjahu hetohej për dhurata nga miq të pasur dhe përpjekje për të shmangur mbulimin mediatik, por kjo është hera e parë që përcaktohet si i dyshuar. Vetë kryeministri Netanyahu i ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se hetimi është një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e tij.

Nga zyra e tij bënë me dije se fushata të tilla antiqeveritare do të dështojnë, pasi kryeministri nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe shumë shpejt kjo do të jetë e qartë.

Megjithatë, analistët thonë se përfshirja e ish vartësit ët tij në ekuacion nuk është fare pa gjë, pasi vetë Ari Harow akuzohej dikur se përdori lidhjet me kryeministrin për interesat e tij dhe mbase tani di sekrete që prokurorët kërkojnë t’i mësojnë.